
Këngëtarja e njohur Nora Istrefi ka ndarë së fundmi me ndjekësit e saj në Instagram një kolazh fotografish nga pushimet e verës së kaluar.
Postimi, i shoqëruar me mbishkrimin “Last summer”, sjell disa momente të veçanta nga ditët e saj pranë detit, ku artistja shfaqet duke shijuar atmosferën verore.
Në fotografitë e publikuara, Nora vjen e veshur me bikini, duke vënë në pah linjat e saj trupore dhe formën e shkëlqyer fizike. Pamjet kanë tërhequr menjëherë vëmendjen e ndjekësve, të cilët e kanë mbushur seksionin e komenteve me komplimente për dukjen e saj.



