LajmeMaqedoniTopLajm

Ndryshim i motit në Maqedoninë e Veriut: Shi, stuhi dhe mundësi për breshër pasdite

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe periudha me diell. Gjatë orëve të pasdites, nën ndikimin e aktivitetit ciklonik, pritet zhvillim i vranësirave të paqëndrueshme, të shoqëruara me reshje shiu, bubullima dhe erë të përforcuar.

Në disa zona, proceset atmosferike mund të jenë më intensive, me reshje të dendura dhe të rrëmbyeshme, erë të fortë si dhe paraqitje të breshërit.

Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me diell dhe me vranësira të pakta deri mesatare. Gjatë pasdites ekzistojnë kushte për zhvillimin e vranësirave të paqëndrueshme, të shoqëruara me reshje shiu, bubullima dhe erë të përforcuar nga veriu.

Autoritetet rekomandojnë kujdes të shtuar gjatë pasdites për shkak të mundësisë së motit të lig dhe fenomeneve të forta atmosferike në disa rajone të vendit.

Related Articles

Back to top button
Close
Close