
Këngëtarja e njohur shqiptare, Kida, ka zbuluar se së shpejti do të sjellë projektin e saj më të ri muzikor.
Artistja ka ndarë me ndjekësit e saj në TikTok një pjesë të shkurtër nga kënga e re, duke krijuar kureshtje te fansat.
Projekti i ri mban titullin “Inati” dhe pritet të publikohet së shpejti, përcjell Klankosova.tv.
Përmes këtij postimi, Kida ka dhënë vetëm një “shije” të këngës, ndërsa detajet e tjera rreth datës së publikimit dhe videoklipit ende nuk janë bërë të ditura.



