LajmeMaqedoniTopLajm

Zekolli Shaqriri inspekton punimet së bashku me përfaqësuesit e Bechtel Enka

Zëvendësministreja e Transportit dhe Lidhjeve, Kaltrina Zekolli Shaqiri sot ka qëndruar në kantierin e Koridorit 8 ku ka inspektuar punimet së bashku me një ekip nga Bechtel Enka.  Zekolli Shaqiri dhe ekipi Bechtel Enka-s vizituan segmentin e autostradës Gostivar – Bukojçan, pjesa që do të mundësojë anashkalimin e qafës së Strazhës ku po zhvillohen punime intensive, shkruan Top24

Javën po e fillojmë nga Korridori 8 🏗️
Bashkë me ekipin e Bechtel Enka, vizituam kantierin e punimeve në segmentin e autostradës Gostivar – Bukojçan, pjesa që do të mundësojë anashkalimin e qafës së Strazhës.
Punimet po ecin me ritëm të lartë, ndërsa gjatë vizitës pamë nga afër progresin në urat 5, 7 dhe 8, ku po punohet intensivisht.
Një moment i veçantë ishte rikthimi në urën 7, të cilën e kishim vizituar vetëm dy muaj më parë për të parë ecurinë e punimeve. Sot e pamë të përfunduar, një dëshmi e qartë e ritmit dhe përkushtimit në terren.
Me punë të vazhdueshme dhe angazhim maksimal, ky projekt po merr formë çdo ditë e më shumë dhe po shndërrohet në një realitet të vërtetë për infrastrukturën dhe zhvillimin e vendit.

Related Articles

Back to top button
Close
Close