
Liverpooli po shqyrton mundësinë e transferimit të mbrojtësit të djathtë të Rayo Vallecanos, Andrei Rațiu.
Trajneri Andoni Iraola po kërkon një lojtar të shpejtë dhe intensiv për atë krah, duke e parë rumunin si profilin ideal.
Klauzola e tij e largimit prej 25 milionë eurosh konsiderohet mjaft tërheqëse për një klub të Premier Ligës.
Ndonëse Rayo e ka lojtarin nën kontratë deri në vitin 2030, një ofertë që paguan klauzolën e plotë do ta bënte të pamundur mbajtjen e tij përballë joshjes nga “Anfield”.
Kujtojmë që Ratiu është konkurentë i reprezentuesit të Shqipërisë për formacionin startues te Vallecano dhe largimi i rumunit do të hapte më shumë hapësirë për formacionin bazë të lojtarit “kuqezi”.



