
Fatmir Limani ka publikuar një reagim të fortë në rrjetet sociale, ku kritikon mënyrën se si, sipas tij, është ushtruar pushteti pas ndryshimeve politike të premtuara informon Tetovasot.
Në postimin e tij, Limani thotë se qytetarët u mobilizuan për të luftuar të keqen dhe për të sjellë ndryshimin, por pas ardhjes në pushtet, sipas tij, u përsëritën të njëjtat praktika, madje në disa raste edhe më keq se më parë.
“Vendosëm karakteret që të luftojmë të keqen dhe pas fitores u veprua njëjtë ose më keq. Në emër të ndryshimit u mposht ‘kasta’ e vjetër, pastaj filloi shpërblimi i ‘kokave’ të shërbimit në emër të votuesit të heshtur”, shkruan Limani.
Ai shton se opozita arriti me mjeshtëri të pastrojë, siç e quan ai, “çibanin politik”, duke e ekspozuar para qytetarëve dështimin e pushtetit të mëparshëm.
Postimi i Limanit përfundon me mesazhin politik “#ZgjedhjePërZgjidhje”, duke lënë të kuptohet se zgjidhjen e situatës aktuale e sheh te rikthimi i qytetarëve në kutitë e votimit.
Reagimi i tij ka nxitur diskutime dhe komente të shumta në rrjetet sociale, ndërsa vjen në një periudhë kur skena politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut po përballet me përplasje dhe riorganizime të reja politike.Tetovasot



