LajmeSport

Eliminimi i turpshëm i Turqisë nga Kupa e Botës, mediat zbardhin fjalët e Arda Guler në fund të ndeshjes

Turqia po përjeton një zhgënjim të madh pas eliminimit të hershëm nga Kupa e Botës 2026. Humbja 1-0 ndaj Paraguait, e kombinuar me disfatën 2-0 ndaj Australisë në ndeshjen hapëse, i dha fund aventurës së ekipit të drejtuar nga Vincenzo Montella në turneun botëror.

Pamjet pas përfundimit të ndeshjes në San Francisko treguan lojtarë të shumtë të Turqisë të përlotur në fushë, të shkatërruar emocionalisht nga eliminimi që pak kush e kishte parashikuar. Kombëtarja turke konsiderohej një nga favoritët për të kaluar grupin, por dështoi të marrë asnjë pikë në dy ndeshjet e para.

“O Zot, pse?”, dëgjohet të thotë futbollisti, ndërsa shikon drejt qiellit me një shprehje të thellë dëshpërimi.

Pamjet janë bërë virale në rrjetet sociale, ku shumë tifozë kanë shprehur mbështetjen për talentin e ri turk dhe bashkëlojtarët e tij pas një prej zhgënjimeve më të mëdha të futbollit turk në vitet e fundit.

Eliminimi i hershëm ka hapur debat të madh në Turqi, ndërsa priten analiza dhe vendime të rëndësishme për të ardhmen e kombëtares dhe trajnerit Vincenzo Montella.

Related Articles

Back to top button
Close
Close