
Ministrja e Arsimit, Vesna Janevska deklaroi se çështja e mësimit shqip në Idrizovë, nga klasa e gjashtë e deri atë të nëntë, do të zgjidhet shumë shpejt. Fëmijët shqiptarë të Idrizovës detyrohen që ciklin e lartë fillor ta ndjekin në shkolla të komunave të tjera për shkak të mungesës së mësimit shqip në shkollën fillore “Njegosh” në Idrizovë. Në intervistën e lajmeve qendrore në Alsat, Janevska madje tha se ky problem dekadash do të marr një epilog pozitiv që në fillimin e vitit të ri shkollor 2026-2027.
“Atje ka shkollë dhe definitivisht është një çështje që mund të ketë një zgjidhje të shpejt dhe zgjidhja do të jetë shumë e shpejtë. Nga shtatori a do të mund të mësojnë në Idrizovë shqip? Po, besoj se nga shtatori do të mund të mësojnë në gjuhën e tyre amtare”, tha Vesna Janevska, ministre e Arsimit.
“Nuk jam e sigurt, nuk më kujtohet, ndoshta edhe mund gaboj, nuk mund ti kujtoj të gjitha detajet. Nëse ka pasur një kërkesë, ne zakonisht u përgjigjemi të gjitha kërkesave brenda një afati jo më të gjatë se 48 orë. Megjithatë, po e pranoj se ndoshta në shërbimet ka ndodhur një lëshim. Do ta verifikojmë, do të shohim se për çfarë bëhet fjalë dhe do t’u përgjigjemi në mënyrën e duhur, në përputhje me kompetencat tona, kompetencat e tyre dhe mundësitë që kemi”, theksoi Vesna Janevska, ministre e Arsimit.
Ministrja e Arsimit, Vesna Janevska tha se ndërtimi i dy shkollave në Çair, të premtuara që në fillim të marrjes së mandatit të saj në vitin 2024 do të ndërtohen por sërish pa caktuar një datë konkrete.



