LajmeRajon

Videoja në TikTok ndez konfliktin/ Debati për mikrofonin në protestën për Zvërnecin përfundon në polici, kallëzim për kanosje

Një incident i ndodhur gjatë protestës qytetare të zhvilluar më 16 qershor në Tiranë kundër projektit në Zvërnec ka përfunduar në polici.

Sipas kallëzimit, debati ka nisur për shkak të publikimit të videos dhe të drejtës për të folur në protestë. Kallëzuesi pretendon se gjatë një përballjeje verbale është ndier i kërcënuar, ndërsa ka deklaruar se edhe bashkëshortja e tij ndihet e pasigurt.

Ai ka deklaruar gjithashtu se ka qenë i shoqëruar nga dy persona të tjerë dhe se debati ka pasur në qendër pretendimet për kufizimin e fjalës së lirë në protestë.

Policia ka nisur verifikimet për rastin dhe pritet të marrë në pyetje edhe personat që kanë qenë të pranishëm gjatë debatit, për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

Related Articles

Back to top button
Close
Close