Samsung nis një fushatë me filmin e Sony Pictures, Spider-Man: Brand New Day

Qëndroni të vëmendshëm ndaj gjurmëve të Spider-Man™ gjatë gjithë verës me Spidey Tracker, i mundësuar nga Samsung Galaxy. Telefonat e palosshëm të serisë Samsung Galaxy Z dhe ora inteligjente Galaxy Watch do të shfaqen në filmin e Sony Pictures Spider-Man: Brand New Day, i cili do të jetë ekskluzivisht në kinema nga data 31 korrik enë vazhdim
Samsung fton fansat të hyjnë në botën e filmit Spider-Man: Brand New Day përmes lançimit të Spidey Tracker, një përvojë interaktive e mundësuar nga Samsung Galaxy. Gjurmuesi, i cili në film zhvillohet nga Ned Leeds (personazhi i interpretuar nga Jacob Batalon) në një pajisje Samsung Galaxy për të monitoruar vendndodhjen e Spider-Man, tani merr jetë edhe si një faqe interneti e personalizuar për fansat.
Teknologjia Galaxy në aksion
Përmes një rrëfimi të integruar me kujdes, shikuesit do të mund të shohin në film portabilitetin e telefonit Galaxy Z Flip në duart e Spider-Man, si dhe avantazhet e aftësive multitasking të pajisjeve Galaxy Z Fold dhe Galaxy Watch, ndërsa Ned Leeds përpiqet të gjurmojë Spider-Man-in e pakapshëm.
Samsung tregon se si teknologjia e tij i ndihmon njerëzit të qëndrojnë të lidhur me personat më të rëndësishëm në jetën e tyre, duke reflektuar realitetin se edhe marrëdhëniet tona më të afërta mund të ndryshojnë ndërsa jeta na çon në drejtime të reja. Në të njëjtën kohë, Samsung thekson rëndësinë e lidhjeve njerëzore dhe të shprehjes së vetvetes, duke ndërthurur vlerat e markës me personazhe frymëzuese dhe histori të përjetshme që e kanë bërë Spider-Man një nga heronjtë më të njohur në botë.
“Spider-Man ka qenë gjithmonë një hero i përcaktuar nga lidhja e tij me komunitetin. Bashkëpunimi me Samsung ka ndihmuar në sjelljen e këtij frymëzimi në jetë, si në ekranin e madh ashtu edhe përtej tij. Ne kemi integruar teknologjinë që njerëzit përdorin çdo ditë në botën e Spider-Man, ndërsa u kemi ofruar fansave mënyra të reja, inovative dhe argëtuese për t’u përfshirë përmes Spidey Tracker,” u shpreh Jeffrey Godsick, Zëvendës President Ekzekutiv për Partneritetet Globale në Sony Pictures Entertainment.
Gjatë gjithë verës, historia do të zhvillohet si online ashtu edhe në botën reale. Spider-Man do të shfaqet në hartë, në evente të drejtpërdrejta dhe ambiente të ndryshme, në videot e krijuesve të njohur të përmbajtjes dhe ndoshta edhe në një dyqan Samsung Experience Store, ndaj qëndroni të vëmendshëm.



