LajmeRajon

“I kërkoj falje prej zemre Thethit”, Koçeku mungon në seancë, reagon në rrjetet sociale: Ato ditë kam qarë ma shumë se kur m’ka vdekë baba

Deputetja e Shkodrës, Marjana Koçeku, e cila në ditët e fundit është bërë protagoniste për largimin nga gjiri i Partisë Socialiste dhe për vendimin për të vijuar si deputete e pavarur, ka reaguar sërish në rrjetet sociale.

“I kërkoj falje prej zemre Thethit. Ajo ngjarje ka kenë ndër goditjet ma të mëdha emocionale që kam marrë n’jetën teme.

Unë nuk kjaj, por njato ditë kam kja ma shumë se kur m’ka vdekë baba. Betohem në 7 shenjtorët që besoj ma shumë se tash kam me ju përfaqësue si duhet.  S’ka me i fye kush ma ato male siç i kanë fye”, shprehet Koçeku.

Ndërkohë sot në Kuvend ajo nuk ka marrë pjesë në punime.

Related Articles

Back to top button
Close
Close