BotaLajme

Zelensky takon liderët botërorë, zbulon bisedën me Trump dhe Macron: Do të sjellë ndryshime të rëndësishme

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka bërë të ditur se ka zhvilluar një bisedë të rëndësishme me Presidentin e SHBA-së, Donald Trump, dhe Presidentin francez, Emmanuel Macron, duke theksuar se koordinimi mes liderëve mund të çojë në zhvillime të rëndësishme për Ukrainën.

“Faleminderit Presidentit Trump për vëmendjen e tij ndaj Ukrainës dhe gatishmërinë për të ndihmuar në afrimin e paqes. Faleminderit Emmanuel Macron për organizimin e shkëlqyer të samitit dhe për bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe të fortë”, shkroi Zelensky.

“Paqja është e nevojshme. Dhe ne po bëjmë gjithçka që mundemi për ta afruar atë”, u shpreh ai.

Deklarata e Zelenskyt vjen në një moment kur përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë mbeten në qendër të vëmendjes së liderëve perëndimorë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close