LajmeMaqedoniTopLajm

Mexhiti: Shqiptarët po përfaqësohen me përgjegjësi

Bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti gjatë mbledhjes së kuvendit të VLEN në Tetovë ka theksuar se shqiptarët sot me VLEN-in po përfaqësohen me përgjegjësi pasi që për shumë vite zhvillimi kishte mbetur peng, shkruan Top24

“Për shumë vite, zhvillimi mbeti peng i një klase politike që e kishte humbur lidhjen me qytetarin. U fol shumë, por u punua pak. Pushteti u trajtua si privilegj, ndërsa nevojat reale të njerëzve mbetën në plan të dytë. Por sot është ndryshe. Ne nuk jemi në qeveri vetëm për të qenë pjesë e saj. Jemi këtu që çdo qytetar shqiptar ta ndiejë se ky shtet investon edhe tek ata. Sepse përfaqësimi i vërtetë nuk matet me numrin e funksioneve, por me universitetet që ndërtohen, spitalet që modernizohen, rrugët që lidhin qytetet tona dhe investimet që arrijnë aty ku kanë munguar për vite të tëra” tha Mexhiti.

Fjalimi i plotë i Izet Mexhitit:

Për shumë vite, investimet kanë munguar në komunat shqiptare, sepse vendimet për zhvillimin merreshin larg qytetarëve, në zyra të mbyllura dhe në tavolina të fshehta.
Sot mbajtëm Kuvendin Themelues të VLEN-it. Edhe një herë riafirmuam drejtimin tonë politik dhe vizionin tonë për një përfaqësim që matet me rezultate, punë dhe zhvillim për qytetarët.
Për vite me radhë, shqiptarëve u është folur për barazi, përfaqësim dhe zhvillim. Janë dhënë shumë premtime, por matësi më i drejtë i tyre ka qenë gjithmonë buxheti i shtetit. Sot mund të themi me përgjegjësi se, pas shumë kohësh, shqiptarët po marrin hisen që u takon.
Mbi 40 milionë euro po investohen në kampusin e Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup.
74 milionë euro janë planifikuar për Spitalin e Tetovës.
Mbi 200 milionë euro po investohen në autostradën Shkup–Bllacë.
Ndërkohë, përmes projekteve të ndryshme zhvillimore, po realizohen rreth 100 milionë euro investime në komunat shqiptare, në shkolla, çerdhe, rrugë lokale, ujësjellës dhe infrastrukturë.
Këto projekte faktojnë se kur shqiptarët përfaqësohen me përgjegjësi, ata marrin atë që u takon.
Për shumë vite, zhvillimi mbeti peng i një klase politike që e kishte humbur lidhjen me qytetarin. U fol shumë, por u punua pak. Pushteti u trajtua si privilegj, ndërsa nevojat reale të njerëzve mbetën në plan të dytë.
Por sot është ndryshe.
Ne nuk jemi në qeveri vetëm për të qenë pjesë e saj. Jemi këtu që çdo qytetar shqiptar ta ndiejë se ky shtet investon edhe tek ata. Sepse përfaqësimi i vërtetë nuk matet me numrin e funksioneve, por me universitetet që ndërtohen, spitalet që modernizohen, rrugët që lidhin qytetet tona dhe investimet që arrijnë aty ku kanë munguar për vite të tëra.
Për shumë vite, investimet kanë munguar në komunat shqiptare, sepse vendimet për zhvillimin merreshin larg qytetarëve, në zyra të mbyllura dhe në tavolina të fshehta.
Sot nuk është më kështu. Ne besojmë se zhvillimi duhet të fillojë nga komuna, nga qyteti, nga vendi ku jetojnë njerëzit. Kur komunat fuqizohen dhe kur buxheti shpërndahet me drejtësi, zhvillimi bëhet i vërtetë dhe i prekshëm për secilin qytetar.
Prandaj, po i fuqizojmë komunat, sepse zhvillimi fillon aty ku jetojnë qytetarët. Vendimet duhet të mbështeten në nevojat dhe prioritetet e tyre. Dhe pikërisht për këtë arsye, shqiptarët sot po marrin hisen që u takon në buxhetin e shtetit.
Do të vazhdojmë kështu. Për secilën komunë, për secilin qytetar, për shqiptarët.

Related Articles

Back to top button
Close
Close