Është ndarë nga jeta Vasillaq Konomi, ish-portieri i 17 Nëntorit të Tiranës në vitet ’70, një prej figurave të brezit që përfaqësoi futbollin bardheblu në një periudhë të rëndësishme të historisë së klubit.
Konomi do të kujtohet veçanërisht për lidhjen e tij me një prej ndeshjeve më të veçanta të Tiranës në arenën europiane, përballjen me gjigantët holandezë të Ajax Amsterdamit.
Në një rrëfim të publikuar më herët, ai kujtonte me emocion momentin kur mësoi lajmin e shortit që kishte vendosur Tiranën përballë Ajaxit dhe duke regjistruar paraqitje emblematike.
Largimi i tij është një humbje për familjen, miqtë, ish-shokët e skuadrës dhe komunitetin e futbollit shqiptar.
Kujtimi i Vasillaq Konomit do të mbetet i lidhur me fanellën bardheblu dhe me një brez futbollistësh që shkruan historinë e Tiranës në futbollin shqiptar dhe europian.


