
Më 31 Korrik të vitit 2023 me iniciativë të zëvendëskryeministrit Artan Grubi për herë të parë kufiri me Republikën e Shqipërisë u kthye vetëm në një vij administrative përmes One-Stop-Shop, shkruan Top24
Bashkimi i dy kufijve në një pikë kontrolli të përbashkët lehtësoi lëvizjen e qytetarëve të dy vendeve.
One-Stop-Shopi me Republikën e Shqiplrisë u inagurua nga ish zëvendëskryeministri Artan Grubi dhe kryeministri i Republikës së Shqipërisë Edi Rama.
“Ditë e madhe sot në kapitullin tonë të bashkëpunimit me Republikën e Shqipërisë! Filloi së funksionuari vendkalimi i përbashkët kufitar me vetëm një pikë kontrolli (One Stop Shop) në Qafë Thanë. Sot thyejmë një tjetër barrierë për komunikim më të lehtë dhe efikas mes nesh, i hapim rrugën një dimensioni të ri të bashkëpunimit duke lehtësuar dhe thjeshtësuar qarkullimin e qytetarëve dhe mallrave midis vendeve tona” kishte shkruar Grubi aso kohe.







