
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Gjirin e Ksamilit, ku një mjet lundrues është përplasur me skafin e Policisë Kufitare të Sarandës.
Për pasojë ka humbur jetën 20-vjeçari Albiano Kreçi.
Nga pamjet e publikuara nga Top Channel, shihet se mjeti lundrues i drejtuar nga i riu ka qenë me një shpejtësi të lartë dhe ka shkuar drejtë për drejtë skafit të policisë.



