
Presidenti amerikan Donald Trump ka mohuar raportimet se Shtetet e Bashkuara mund të financojnë një fond investimi për Iranin në këmbim të një marrëveshjeje të re.
Trump deklaroi se SHBA-të “nuk po investojnë asnjë para në Iran” dhe e cilësoi si “qesharak” lajmin për një mundësi financimi amerikan.
“Ne nuk kemi asnjë detyrim të investojmë para në Iran”, tha Trump, duke hedhur poshtë zërat për një marrëveshje të tillë.
Deklarata e presidentit amerikan vjen pas raportimeve se administrata e tij mund të lejonte krijimin e një fondi investimi për Iranin, në kuadër të një marrëveshjeje që do të synonte një zgjidhje përfundimtare mes dy vendeve.
Megjithatë, Trump ka insistuar se SHBA nuk do të angazhohet financiarisht me Teheranin.



