
Modelja braziliane Alessandra Ambrosio tërhoqi vëmendje me një postim të ri në rrjetet sociale, me të cilin tregoi mbështetje për ekipin e saj kombëtar.
Në foton që i kënaqi ndjekësit e saj, Ambrosio qëndron pranë pishinës duke mbajtur një flamur brazilian. Ajo e ka mbishkruar postimin me mesazhin e shkurtër: “Shkojmë, Brazil”.
E veshur me bikini me ngjyrat kombëtare, modelja e famshme tregoi edhe një herë sa krenare është për origjinën e saj, edhe pse prej vitesh ka ndërtuar një karrierë të suksesshme ndërkombëtare./Indeksonline/





