
Kompania EVN përmes një njoftimi ka ndarë informatën se për shkak të aktiviteteve teknike të paralajmëruara në rrjetin distributiv, nesër, të martën më 16 qershor 2026, disa vendbanime në rajonin e Tetovës do të mbeten pa energji elektrike.
Sipas orarit të Elektrodistribucionit, ndërprerjet do të fillojnë nga ora 09:00 dhe në disa zona do të zgjasin më shumë se pesë orë.
Orari i ndërprerjeve për 16.06.2026 në rajonin e Tetovës:
- Pirok: nga ora 09:00 deri në 14:00 do të preken objektet në qendër të fshatit. Ndërprerje shtesë do të ketë nga ora 09:00 deri në 12:41 për një pjesë të fshatit Pirok, në hyrje nga autostrada.
- Gajre: nga ora 09:00 deri në 14:30. Pa energji do të mbetet fshati, si dhe Hidrocentrali i Vogël.
- Tetovë – Kodra e Diellit: nga ora 09:00 deri në 14:30.
- Lisec: nga ora 09:00 deri në 14:30.
- Bogovinë: nga ora 09:30 deri në 14:00 pa energji do të mbetet një pjesë e fshatit.
Shërbimet kompetente u bëjnë thirrje qytetarëve dhe bizneseve që me kohë t’i shkëpusin pajisjet elektrike të ndjeshme dhe t’i përshtatin aktivitetet e tyre ditore. Këto punime janë pjesë e aktiviteteve të rregullta për mirëmbajtjen dhe modernizimin e rrjetit, me qëllim sigurimin e një furnizimi më të qëndrueshëm me energji elektrike në të ardhmen.
Në rast të kushteve të pafavorshme atmosferike, mund të ketë ndryshime në oraret e ndërprerjeve.



