LajmeRajonTopLajm

Video : Këshilltari i Kurtit i bashkohet protestës, shtohen dyshimet se kush po e orienton kauzën e ‘Zvërnecit’

Elvis Hoxha, i njohur si këshilltar i kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, është shfaqur këto ditë në protestën kundër projektit në Zvërnec. Siç shihet edhe në një video të publikuar në rrjetet sociale, Hoxha e paraqet protestën si një ndarje të re mes “popullit” dhe “patronazhistëve”, duke thënë se pas kësaj lëvizjeje “për Ramën, për Berishën, për të gjithë ka ndryshuar historia”.

Por prania e Hoxhës, i cili punon dhe jeton në Kosovë,e shton edhe më shumë debatin për praninë e aktorëve politikë dhe publikë që nuk janë drejtpërdrejt pjesë e kauzës lokale të banorëve dhe qytetarëve shqiptarë.

Kujtojmë se gjatë ditëve të fundit, në protestë janë parë edhe disa aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje nga Kosova, mes tyre edhe figura të njohura për përfshirje në aksione të forta politike dhe përplasje të dhunshme në Prishtinë.

Edhe pse pjesëmarrja e tyre nuk e zbeh shqetësimin qytetar për Zvërnecin, ajo ngre pikëpyetje serioze mbi përpjekjet për ta orientuar protestën drejt agjendave të tjera politike, jashtë thelbit të saj fillestar./Periskopi/

Video :

Related Articles

Back to top button
Close
Close