LajmeSport

“Italia le të marrë një trajner italian”/ Mbappe elozhe për Deschamps: Nuk e shoh dot në një kombëtare tjetër, ta fitojmë Botërorin për të

Ylli i Francës dhe i Real Madridit, Kylian Mbappé, ka shprehur admirimin e tij të fortë për trajnerin Didier Deschamps, duke theksuar se nuk mund ta imagjinojë atë duke drejtuar një kombëtare tjetër përveç Francës.

Në një intervistë për televizionin M6, Mbappé u shpreh se mënyra më e mirë për t’i bërë homazh Deschamps do të ishte fitimi i Kupës së Botës. “Ai e do fitoren. Duhet të sigurohemi që t’i japim Kupën e Botës më të mirë të të gjitha kohërave, ndoshta të fundit për të,” tha ai.

Sulmuesi francez shtoi me humor se shpreson që Deschamps të mos drejtojë kurrë një ekip tjetër kombëtar. “Kam dëgjuar që flitet për Italinë dhe kombëtare të tjera, por kjo do të ishte e tmerrshme,” u shpreh ai.

Related Articles

Back to top button
Close
Close