LajmeRajon

Vjen reagimi i parë i Sali Berishës pasi ShBA ia hoqi “non gratën”

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha se nuk ka qenë kurrë “non grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kjo vjen pas konfirmimit se Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) i ka hequr “non gratën” kryedemokratit të Shqipërisë, transmeton Klankosova.tv.

Para gazetarëve, Berisha tha se ai ka qenë në komunikim zyrtar me ShBA-në, duke shtuar se ai kurrë nuk ka qenë “non grata”, raporton A2CNN.

“Sot ajo që mund t’u them ju dhe çdo shqiptari, u tha në Parlament, ‘U ktheva’. Deri sa jam këtu do të thotë se kam pasur komunikim zyrtar. E gjitha çka mund t’u them, unë u ktheva. Sali Berisha nuk ka qenë kurrë non grata, të jeni të sigurt. Ka pasur një sanksion vize. Kundërshtarët e mi e quajtën non grata dhe unë nuk e kundërshtova. Ka qenë një ndalim hyrje për ato arsye që thua ti, në SHBA. Sot unë u ktheva”, tha Berisha për gazetarët.

Related Articles

Back to top button
Close
Close