LajmeMaqedoniTopLajm

Snopçe: Një ligj i keq nuk bëhet i mirë vetëm nëse ndryshojnë aktorët politik

Propozimi i deputetit të Aleancës për shqiptarët Halil Snopçe për heqjen nga rendi i ditës të Propozimit për lojërat e fatit nuk gjeti mbështetje nga shumica parlamentare, duke nxitur një debat të fortë mbi konsistencën politike dhe parimet legjislative

Ligji i Artan Grubit rikthehet në Kuvend me mbështetje të reja nënvizoi deputeti i Aleancës për shqiptarët Halil Snopçe.

Deputeti arsyetoi kërkesën e tij duke kujtuar se bëhet fjalë për të njëjtin ligj që në legjislaturën e kaluar ishte cilësuar publikisht si “Ligji i Artan Grubit” një ligj i kundërshtuar, i refuzuar dhe i bllokuar me argumente të qarta politike dhe substanciale.

Paradoksi i sotëm, sipas tij, qëndron në faktin se i njëjti ligj që u refuzua kur Artan Grubi ishte në pushtet, tani po mbështetet ndërkohë që ai ndodhet në arrest shtëpiak.

Pyetja që shtrohet aktualisht është se
kur qenka Artan Grubi më i fuqishëm atëherë kur ishte pjesë e qeverisë, apo sot kur ndodhet në arrest shtëpiak?

Kjo pyetje retorike synon të nxjerrë në pah atë që deputeti e quan oksimoron politik një situatë ku qëndrimet politike ndryshojnë jo sipas argumenteve, por sipas konstelacioneve të momentit.

Deputeti theksoi se nëse argumentet kundër këtij ligji kanë qenë të vlefshme dikur, ato duhet të mbeten të vlefshme edhe sot.

Një ligj i keq nuk mund të shndërrohet në të mirë vetëm sepse kanë ndryshuar aktorët politikë që e mbështesin.

Ai u bëri thirrje Kuvendit që të mos lejojë që paradokset e tilla të shndërrohen në praktikë legjislative, duke vënë në pah se konsistenca politike dhe respektimi i parimeve duhet të kenë përparësi ndaj kalkulimeve të momentit.

Related Articles

Back to top button
Close
Close