
Ministria e Financave ka kryer transfer të 131 milionë denarëve nga Buxheti qendror drejt Bankës Zhvillimore, mjete të dedikuara për realizimin e projekteve në kompanitë vendore. Me transferin, siç informojnë nga Ministria, i realizuar në fund të muajit të kaluar, shuma totale që është plasuar në ekonominë vendore për realizimin e investimeve nga kompanitë arrin 14,1 miliardë denarë ose 230 milionë euro. Buxheti i përgjithshëm për mbështetjen e kompanive vendore i parashikuar në Buxhet arrin 250 milionë euro, ndërsa vlera e ciklit investues vlerësohet rreth 300 milionë euro.



