LajmeRajon

Aksident ‘zinxhir’ në Vlorë-Orikum, makinat shpërthejnë në flakë! Vdes një nga shoferët

– Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm, rreth orës 07:00, në aksin Vlorë-Orikum, në fshatin Radhimë.

Siç raporton gazetarja e Klan News, Greta Haskaj, në aksident janë përfshirë tre automjete,“Benz”,“BMW” dhe një “Seat”. Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën drejtuesi i mjetit “BMW”, i cili po udhëtonte në drejtim të aksit Orikum-Vlorë.

Të dëmtuar lehtë kanë mbetur pesë pasagjerë me shtetësi egjiptiane, të cilët ndodheshin në mjetin “Benz”. Ata janë transportuar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Ndërkohë, drejtuesi i mjetit “Seat” nuk ka pësuar dëmtime.

Pak minuta pas përplasjes, dy prej automjeteve janë përfshirë nga flakët, duke shtuar rrezikun në vendngjarje dhe duke vështirësuar ndërhyrjen e parë.

Nga veprimet e deritanishme hetimore dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë pozicionimi i gabuar në karrexhatë i mjetit “Benz”, i kombinuar me shpejtësinë e lartë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close