
Në Qendrat Komunale të Numërimit po vazhdon procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 7 qershorit.
Sipas rezultateve në platformën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, deri më tash janë numëruar rreth 6% e kutive të votimit në nivel vendi, apo 144 nga 2,498 kuti.
Sipas rezultateve të deritanishme, Vjosa Osmani prin me vota në Lidhjen Demokratike të Kosovës.
Kandidatja për presidente, nga 6% e kutive të numëruara, ka marrë 3 mijë e 277 vota.
Pas saj, renditet kandidati për kryeministër, Lumir Abdixhiku me 3 mijë e 44 vota.
E treta është Doarsa Kica Xhelili me 2 mijë e 320 vota, e pasuar nga Hykmete Bajrami me 1 mijë e 705 vota.
Në vendin e pestë aktualisht renditet Avdullah Hoti me 1,457 vota, i gjashti Ukë Rugova me 1,371 vota, i shtati është Kujtim Shala me 1,234 vota.
Kurse, e teta është Janina Ymeri me 1,125 vota, e pasuar nga Ermal Sadiku me 1,065 dhe dhjetëshen e pare e përmbyllë Anton Quni me 969 vota. /Klankosova.tv





