
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj përmes një postimi në profilin e tij ka falenderuar të gjithë votuesit dhe ka uruar kryetarin Ardian Gjini për ritjene AAK-së. Haradinaj më tej shkruan se ai po tërhiqet nga mandati i deputetit për tu lënë vend të rinjëve në këtë parti, shkruan Top24
Të nderuar bashkëluftëtarë,
Fjalën e dhënë e mbajta dhe gjithmonë do të jem krah jush!
E kam pasur obligim moral që këtë betejë t’ia dhuroj shpërblimin Ardian Gjinit. Ndihem sinqerisht i përmbushur dhe falënderues ndaj të gjithë atyre që më besuan, dhe do t’ju besoj gjithmonë.
Krenar me ju që luftuat si spartanë.
Jam dhe do të jem gjithmonë Aleancë, por mandatin si deputet kësaj radhe e le për t’ju lëshuar vend të tjerve në listën tonë fantastike. Jam për dhe me popullin, mandati është vlerë dhe respekt i jashtëzakonshëm, por jo qëllimi im i vetëm. Bashkë, pas dhe me ju Aleancë.
Urime Ardian Gjini, krenohemi me ty.
Veçanërisht krenar me ju që më besuat.



