LajmeMaqedoni

Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut si pakicë shkojnë në BE!

Maqedonia e Veriut e ka të finalizuar projekt-dokumentin strategjik “Plani i Veprimit për Mbrojtjen dhe Avancimin e të Drejtave të Pjesëtarëve të Pakicave”, i cili shërben si kusht i panegociueshëm nga Brukseli për Klasterin 1 – “Themeloret”, përcjell INA.

Në këtë dokument të hartuar nga viti 2022 vjen, komuniteti shqiptar trajtohet si pakicë de-jure brenda kësaj kornize për pakicat, duke ngritur pikëpyetje dhe debate të mëdha mbi statusin e tij kushtetues dhe përdorimin e gjuhës zyrtare.

Dokumenti merr parasysh balancat e ndjeshme etnike dhe integron të dhënat e regjistrimit të fundit të popullsisë për të reflektuar nevojat reale të të gjitha komuniteteve joshumicë në vend.

Çështja e gjuhës dhe teksteve shkollore

Një nga kapitujt më të detajuar të këtij Plani Veprimi prek sferën e arsimit dhe përdorimit zyrtar të gjuhëve. Tek pjesa e përdorimit të gjuhëve, theksohet Ligji për përdorimin e gjuhëve, ku kërkohet respektimi i përdorimit të gjuhës që flasin mbi 20% (gjuha shqipe), ashtu siç është në ligj.

Poashtu dokumenti detyron institucionet shtetërore, specifikisht Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, që të garantojë:

Tekste shkollore cilësore: Sigurimin e plotë, botimin dhe përkthimin e teksteve shkollore për arsimin fillor dhe të mesëm në gjuhët e komuniteteve.

Mësimdhënie në gjuhën amtare: Hapjen e paraleleve dhe mbështetjen e procesit mësimor në gjuhët e të gjitha pakicave të njohura kushtetuese.

Kuadri mësimor: Trajnime të avancuara për mësimdhënësit me qëllim promovimin e multikulturalizmit dhe mbrojtjen e të drejtave gjuhësore në shkolla.

Numërimi i saktë i komuniteteve

Plani i Veprimit përcakton masa specifike buxhetore dhe logjistike për secilin komunitet joshumicë të listuar në Kushtetutën e vendit. Komunitetet si pakica që përfshihen dhe numërohen specifikisht në këtë strategji janë:

Shqiptarët,
Turqit,
Romët
Serbët
Boshnjakët
Vllehët

Përfaqësimi etnik pas shfuqizimit të “Balancuesit

Një tjetër pikë me rëndësi të lartë politike në dokument është kapitulli për përfaqësimin e drejtë dhe adekuat në administratën publike. Pas shfuqizimit të veglës digjitale të njohur si “Balancuesi”, ky Plan Veprimi parashikon krijimin e mekanizmave të rinj ligjorë që do të monitorojnë punësimet etnike, duke synuar ruajtjen e parimit të meritokracisë pa dëmtuar përfaqësimin e drejtë të bashkësive etnike.

Monitorimi dhe ndëshkimi i gjuhës së urrejtjes

Dokumenti parashikon ndryshime ligjore dhe trajnime të rrepta për prokurorët, gjykatësit dhe pjesëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB) për identifikimin e shpejtë dhe ndjekjen penale të krimeve të kryera me motiv etnik apo gjuhësor. Komisioni për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi do të marrë kompetenca dhe buxhet më të madh për të monitoruar hapësirën publike dhe mediatike.

Zbatimi i këtij plani do të jetë nën thjerrëzën e Brukselit përmes raporteve të detyrueshme gjashtëmujore, ku çdo ngecje mund të shërbejë si bllokadë për ecurinë europiane të Shkupit.

Mickoski: Plani është gati, dhe se ka asnjë shtet tjetër

Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi sot, pas vizitës në Institutin e Shëndetit Publik në Shkup, se ky Plan Veprimi është bërë si në asnjë shtet tjetër, por mbetet peng i vetëm një anëtari të bllokut europian.

“Plani i Veprimit për pakicat është gati, i harmonizuar me një ekspert të cilin e morëm nga ana e Komisionit Evropian. Ekspert për të drejtat e njeriut, pati dy debate publike, siç nuk ka bërë asnjë shtet tjetër, dhe jozyrtarisht po e them këtë – është harmonizuar me njëzet e gjashtë vende anëtare, përveç me një. Njësoj siç ai një shtet është kundër që ne të jemi pjesë e iniciativës ‘Tri Detet’. Kjo është ajo që është” – deklaroi Mickoski, duke shtuar se as vetë nuk e di saktësisht se çfarë kërkon konkretisht ky shtet. Por ky plan nuk po mund ti dërgohet BE-së, për shkak të bllokadës bullgare, e cila kërkon futjen e këtij komuniteti në kuadër të Kushtetutës së Maqedonisë së Veriut.

Plan Veprimi ka nisur të përpilohet zyrtarisht nga qeveria e kaluar (LSDM-BDI)

Plan veprimi nisi të përpilohet qysh gjatë qeverisjes së LSDM dhe BDI, përfshirë edhe parti tjera më të vogla në vitin 2022. Më saktësisht, procesi u kornizua në vitin 2022, menjëherë pas hapjes zyrtare të negociatave dhe fillimit të procesit të “skreeningut” (shoshitjes) në korrik të atij viti.

Sipas kërkesave të Bashkimit Evropian për hapjen e Klasterit 1 (“Themeloret”), shteti ishte i detyruar të përgatiste tre udhërrëfyes (Roadmaps), ku pjesë përbërëse e Udhërrëfyesit për Sundimin e Ligjit ishte pikërisht ky Plan Veprimi për Mbrojtjen e të Drejtave të Pjesëtarëve të Komuniteteve.

Ja si rrodhi kronologjia e përpilimit

Viti 2022–2023 (Qeveria e kaluar): Ministria për Sistem Politik dhe Sekretariati për Çështje Evropiane (SÇE) filluan hartimin e drafteve të para dhe koordinimin me ekspertët e Këshillit të Evropës dhe Komisionit Evropian. Ky version fillestar u dorëzua në Bruksel gjatë vitit 2023.

Janar 2026 (Tranzicioni dhe bllokada): Siç përmendet edhe në detajet e fundit, dokumenti që ishte në fazën e draftit final që nga janari i këtij viti u bë objekt i komenteve dhe bllokadës nga ana e Bullgarisë.

Viti 2026 (Qeveria aktuale – VMRO-DPMNE / VLEN): Qeveria e re mori përsipër fazën finale. Përmes ekspertit të siguruar nga Komisioni Evropian, u organizuan dy debatet publike (për të cilat foli Mickoski) për ta përditësuar dhe harmonizuar tekstin përfundimtar, i cili tani konsiderohet i gatshëm dhe i koordinuar me 26 vende anëtare.

Pra, zanafilla dhe strukturimi bazë i këtij plani mbajnë vulën e qeverisë së kaluar, ndërsa qeveria aktuale ka bërë harmonizimin dhe përditësimin e tij të fundit me ekspertët e BE-së.

Dokumenti zyrtar vetëm anglisht dhe maqedonisht

Dokumenti zyrtar në atë link është i përpiluar vetëm në dy gjuhë: në gjuhën maqedonase (versioni i parë) dhe në gjuhën angleze (versioni i dytë, i cili gjendet më poshtë në të njëjtin skedar).

Institucionet shtetërore në Shkup zakonisht dokumentet strategjike që dërgohen për harmonizim në Bruksel i përgatisin në këto dy gjuhë për shkak të komunikimit me ekspertët e huaj dhe Komisionin Evropian. Për ta lexuar dokumentin e plotë kliko KËTU.

Related Articles

Back to top button
Close
Close