LajmeMaqedoniTopLajm

Mexhiti: Mbi 59.8 milionë denarë investim për infrastrukturë moderne në Saat Kullë

Në lagjen Saat Kullë po përmbyllet një nga projektet më të rëndësishme infrastrukturore, ai për rikonstruksionin e rrjetit të ujësjellësit, kanalizimit fekal dhe kanalizimit atmosferik. Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, njoftoi se punimet në pjesën e ujësjellësit janë drejt përfundimit, ndërsa faza e ardhshme do të jetë asfaltimi i rrugëve ku janë realizuar ndërhyrjet.

Sipas tij, investimi kap vlerën e mbi 59.8 milionë denarëve dhe synon të sigurojë furnizim më cilësor me ujë të pijshëm, rrjet më funksional të kanalizimit dhe kushte më të mira jetese për banorët e zonës.

“Po përmbyllet një nga projektet më të rëndësishme infrastrukturore në këtë vendbanim: rikonstruksioni i rrjetit të ujësjellësit, kanalizimit fekal dhe atij atmosferik. Nga ky investim do të sigurohet furnizim më cilësor me ujë të pijshëm, rrjet më funksional të kanalizimit dhe kushte më të mira jetese për qytetarët. Punimet në pjesën e ujësjellësit janë drejt përfundimit, ndërsa faza e radhës është asfaltimi i rrugëve ku janë realizuar ndërhyrjet. Mbi 59.8 milionë denarë investim për infrastrukturë moderne, më efikase për banorët e Saat Kullës. Vazhdojmë në secilën lagje, dhe në gjithë Çairin”, ka shkruar Mexhiti.

Related Articles

Back to top button
Close
Close