BDI-Tetovë me aksion kundër programës për menaxhimin e tokës ndërtimore të komunës së Tetovës

Dega e Bashkimit Demokratik për Integrim në Tetovë, sot ka zhvilluar një aktivitet në qendër të qytetit ku kanë organizuar një ekspozitë simbolike me programën për menaxhimin e tokës ndërtimore të komunës së Tetovës, shkruan Top24

“Ekspozita e turpit – Tetova shitet për 1 euro❗️
Sot para qytetarëve po e paraqesim vizualisht planin ogurzi për shitjen e pronës publike të Tetovës.
Pronat që duhet të bëhen parqe, kënde lojërash dhe çerdhe për fëmijët tanë, po rrezikojnë të shndërrohen në ndërtesa komerciale.”