
Pas 25 vitesh, anketat tregojnë se shqiptarët e Maqedonisë sërish po i shqetëson mospërfaqësimi i drejtë në institucione, tha kreu i BDI-së Ali Ahmeti duke u bazuar në shënimin e 24-vjetorit të themelimit të partisë. Veç kësaj, ai kritikoi edhe cenimin e marrëveshjes së Ohrit dhe ligjit për përdorimin e gjuhës shqipe, për të cilat tha se BDI ka kapacitetin të mbushë rrugët, por ka zgjedhur qetësinë në një kohë kur bota është e trazuar.
“Nëpërkëmbja e përfaqësimit të drejtë të shqiptarëve sigurisht se prodhoi edhe emocion, dhe me një tët rënë të kambanës BDI mund t’i bllokonte e mund t’i bllokojë të gjitha rrugët në RMV, por ne me qetësinë më të madhe zgjodhëm rrugën e racionalitetit. Rruga e racionalitetit ishte të komunikojmë në radhët të mare me garantuesit e MO-së – SHBA-të, BE-në dhe NATO-n”, tha Ali Ahmeti, kryetar BDI.
“Marrëveshja e Ohrit nuk avancohet me fjalime përvjetorësh e deklarata të bukura para kamerave. Avancohet kur parimet e saj kthehen në ligj. Këtë po e bën VLEN. Me këtë ligj, përfaqësimi i drejtë dhe adekuat bëhet obligim ligjor për të gjitha institucionet. Jo më me improvizime e arnime, jo më “si t’i teket dikujt”, por ligj, me metodologji, të dhëna dhe përgjegjësi institucionale”, u shpreh Daut Memishi – VLEN.
Sipas pushtetit, projektligji synon të krijojë një kornizë të qartë ligjore për garantimin e përfaqësimit të drejtë të të gjitha bashkësive në institucionet publike, përmes mekanizmave institucionalë dhe monitorimit të zbatimit të tij.
Nevoja për këtë zgjidhje ligjore erdhi pas shfuqizimit të Balancuesit nga Gjykata Kushtetuese në tetor 2024, duke lënë vendin pa një mekanizëm ligjor që garanton përfaqësimin e drejtë gjatë punësimit në administratën publike.



