
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, pohoi se dronët ukrainas goditën gjatë natës një objekt magazinimi nafte në rajonin Krasnodar, në jug të Rusisë, si dhe një bazë ushtarake pranë Shën Petersburgut, në veri të vendit.
Në një postim në rrjetin social X, Zelensky tha se sulmet janë pjesë e përgjigjes së Ukrainës ndaj agresionit rus.
“Rusia duhet t’i japë fund luftës së saj dhe të ndalojë sulmet ndaj jetës. Çdo formë padrejtësie kundër Ukrainës do të marrë një përgjigje të drejtë”, shkroi presidenti ukrainas.
Autoritetet ruse nuk kanë komentuar menjëherë mbi pretendimet e Kievit, ndërsa konflikti mes dy vendeve vijon me sulme të ndërsjella në territorin e secilës palë.



