LajmeSport

Dardanet përballen sot me Kroacinë në “Fadil Vokrri”

Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e femrave do të përballet sot me Kroacinë në një ndeshje të rëndësishme që zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, me fillim nga ora 19:00.

Dardanet kanë përmbyllur përgatitjet për këtë sfidë me seancën e fundit stërvitore, ku përzgjedhësi Sami Sermaxhaj është fokusuar në detajet taktike dhe përgatitjen sa më të mirë të ekipit për takimin ndaj kroateve.

Federata e Futbollit të Kosovës, ka theksuar se atmosfera në ekip është pozitive dhe futbollistet janë të motivuara për të dhënë maksimumin në fushë dhe për të përfaqësuar me krenari ngjyrat e Kosovës.

Federata ka bërë thirrje për mbështetje sa më të madhe nga tribunat, duke e cilësuar praninë e tifozëve si një shtysë të rëndësishme për ekipin në këtë përballje.

Ndeshja Kosovë – Kroaci nis nga ora 19:00, ndërsa hyrja për tifozët është falas.

Related Articles

Back to top button
Close
Close