LajmeRajon

“Mos ndalo”, Rama ndan mesazhin e qytetarit vlonjat për projektin 4 miliardë euro në Zvërnec

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me debatet për projektin turistik në Zvërnec, duke publikuar një mesazh që, sipas tij, i është dërguar nga një qytetar vlonjat, së bashku me pamje nga zona ku parashikohet të zhvillohet investimi.

Në postimin e tij, Rama shprehet se videoja pasqyron gjendjen aktuale të territorit, të cilin e përshkruan si të ndotur dhe të lënë pas dore. Ai akuzon kundërshtarët e projektit se po përpiqen të pengojnë një investim që, sipas tij, do të transformojë Vlorën dhe do ta ngrejë Shqipërinë në një nivel më të lartë të turizmit ndërkombëtar.

Postimi i kryeministrit Rama në Facebook

Në mesazhin e publikuar, qytetari shprehet në mbështetje të projektit, duke pretenduar se zona e mbrojtur është degraduar nga papërgjegjshmëria njerëzore dhe se investimi do të sillte zhvillim ekonomik e turistik për Vlorën.

Related Articles

Back to top button
Close
Close