LajmeMaqedoni

Bajram Rexhepi: Fatkeqësisht, politikat anti-shqiptare po marrin formë konkrete edhe në sport, Shkëndija nuk është vetëm

Dënimi i KF Shkëndijës me 105 mijë euro dhe largimi nga kupa ka nxitur reagime të shumta në opinion mes të cilëve edhe kryetari i degës së Bashkimit Demokratik për Integrim në Tetovë Bajram Rexhepi. Në një reagim të tij Rexhepi shkruan se dënimi i KF. Shkëndijës dhe largimi i saj nga kupa  nuk është thjesht vendim sportiv, por tendencë diskriminuese ndaj shqiptarëve, shkruan Top24

Rexhepi më tej shton se “politikat anti-shqiptare po marrin formë konkrete edhe në sport. Federata e Futbollit po shndërrohet në instrument të politikave ksenofobe të kësaj qeverie, ndërsa përfaqësuesit shqiptarë në pushtet, të mpirë nga dëshira për të qenë ministra e drejtorë, po dëshmohen të paaftë të mbrojnë çdo gjë shqiptare, e në këtë rast klubet shqiptare dhe dinjitetin sportiv shqiptar”, përcjellë Top24

Goditja ndaj KF Shkëndijës nuk është thjesht vendim sportiv, por tendencë diskriminuese ndaj shqiptarëve❗️
Dënimi i rëndë ndaj Shkëndijës, përjashtimi nga Kupa, ndeshjet pa publik dhe gjobat mbi 105 mijë euro, pas një serie të ngjarjeve ku edhe KF Voska dhe KF Gostivari u përjashtuan nga Liga e Parë, Lidhja e Futbollit e Kërçovës u suspendua, si dhe Lidhja e Futbollit e Tetovës u la pa përfaqësim në FFM.
Kjo nuk mund të jetë dhe nuk është rastësi.
Fatkeqësisht, politikat anti-shqiptare po marrin formë konkrete edhe në sport. Federata e Futbollit po shndërrohet në instrument të politikave ksenofobe të kësaj qeverie, ndërsa përfaqësuesit shqiptarë në pushtet, të mpirë nga dëshira për të qenë ministra e drejtorë, po dëshmohen të paaftë të mbrojnë çdo gjë shqiptare, e në këtë rast klubet shqiptare dhe dinjitetin sportiv shqiptar.
KF Shkëndija është krenaria e Tetovës dhe e shqiptarëve.
Shkëndija nuk është vetëm. Tetova nuk do të hesht.

Related Articles

Back to top button
Close
Close