LajmeMaqedoni

Ahmeti pret në takim dy intelektualë të rinj nga Kumanova Ardian Ramadani dhe Gzime Ramadani!

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti gjatë ditës së sotme priti në takim dy intelektualë të rinj nga Kumanova Ardian Ramadani dhe Gzime Ramadani, nga të cilët mori dy libra Gamifikimi si qasje e re komunikimi në mësimdhënien dhe të nxënit e gjuhës së huaj” dhe “Reflektime në kohë krize”, shkruan Top24

Kisha kënaqësinë të pres në zyrë dy intelektualë të rinj nga Kumanova, çiftin Ardian Ramadani dhe Gzime Ramadani, të cilët me këtë rast më dhuruan edhe botimet e tyre më të fundit.
Gzime Ramadani, mësimdhënëse e gjuhës frënge në shkollën fillore të fshatit Opajë, në Komunën e Likovës, më dhuroi librin e saj nga fusha e pedagogjisë, metodologjisë së mësimdhënies dhe komunikimit, me titull “Gamifikimi si qasje e re komunikimi në mësimdhënien dhe të nxënit e gjuhës së huaj”.
Ardian Ramadani, përkthyes në Ambasadën e Francës në Shkup dhe hulumtues shkencor në ITSHKSH, më dhuroi librin e tij më të ri, “Reflektime në kohë krize”.
I përgëzova për punën dhe kontributin e tyre në fushën e arsimit, kulturës dhe dijes. Botime të tilla pasurojnë mendimin tonë shoqëror dhe akademik. U dëshiroj suksese të mëtejshme në veprimtarinë e tyre profesionale dhe shkencore.
Ah

Related Articles

Back to top button
Close
Close