
Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, sot ka vzituar Brigadën Zjarrfikësve në Tetovë të cilët i ka njoftuar se do të përfitojnë rritje prej 30 për qind të pagave.
Kasami njoftoi se vendimi është marrë si vlerësim për punën, përkushtimin dhe sakrificën e përditshme të zjarrfikësve në mbrojtje të jetës dhe pronës së qytetarëve.
“Me vendimin e ri, zjarrfikësit do të përfitojnë rritje prej 30% të pagave, si vlerësim për punën, përkushtimin dhe sakrificën e tyre të përditshme në mbrojtje të jetës dhe pronës së qytetarëve”, ka shkruar Kasami.
Ai theksoi se Komuna e Tetovës mbetet e përkushtuar për përmirësimin e kushteve të punës dhe mbështetjen e shërbimeve që kanë rol kyç në sigurinë e qytetarëve.



