
Ish-kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi, në 35-vjetorin e Partisë Socialiste në Tiranë, u dha një një porosi drejtuesve socialistë dhe deputetëve.
Në këtë 35 vjetor kur shohim PS-në në pikëpamje numerike, jo vetëm që nuk është rrudhur, por përkundrazi është shtuar, kurse në pikëpamjen moshore, ndërsa vitet e PS-së rriten, vitet e anëtarësisë zvogëlohen si rezultat i prurjeve të reja. Në aspektin gjinor, ne mrekullohemi, kur e nisëm kishim vetëm një anëtare Kryesie, por sot 50% e anëtareve të Kryesisë janë shoqe, gra dhe vajza. Janë bashkëkryetare kudo. Prandaj ne nga kjo mrekullohemi dhe jemi shpresëplotë që PS-ja sot është më vitale, më e fortë, më progresive dhe mandati i 4 është pak, ajo sigurisht do të sigurojë dhe mandatin e 5.
Këto kontakte dhe kjo lidhje shpirtërore, e anëtarit dhe simpatizantit, është si puna e gjuhëve të huaja, po e le një ditë të le një javë, po e le një muaj të lë një vit, po e lë një vit të le për tërë jetën si puna ime. Kështu është edhe anëtarësia në parti, kështu është edhe votuesi. E fundit, apel që kam, por jo më pak e rëndësishmja, mbështesni vizionin e Edi Ramës për Shqipërinë 2030. Mbështesni ambicien e Edi Ramës për integrimin në BE. Mbështesni energjitë e Edi Ramës për të qeverisur Shqipërinë akoma më mirë. Mbështesni përkushtimin dhe vendosmërinë e Edi Ramës”, tha Ruçi.



