LajmeMaqedoniTopLajm

Ambasadori Meidani pret në takim sportistët dhe trajnerët e Klubit të Mundjes “Shkupi”, të cilët fituan medalje në kampionatin europian

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë, shkëlqesia e tij Denion Meidani gjatë ditës së sotme ka pritur në takim portistët dhe trajnerët e Klubit të Mundjes “Shkupi”, të cilët u kthyen nga Kampionati Europian me medalje dhe rezultate që na bëjnë krenarë, shkruan Top24

Kënaqësi të mirëprisja sportistët dhe trajnerët e Klubit të Mundjes “Shkupi”, të cilët u kthyen nga Kampionati Europian me medalje dhe rezultate që na bëjnë krenarë. 🏅🤼‍♂️
Pas çdo medaljeje ka orë të gjata stërvitjeje, disiplinë, sakrificë dhe besim te vetja. Pikërisht këto vlera i bëjnë kampionët.
Urime për suksesin e arritur dhe shumë suksese të tjera në arenën ndërkombëtare. Shkupi, sporti shqiptar dhe i gjithë vendi kanë arsye të jenë krenarë!

 

Related Articles

Back to top button
Close
Close