
Një telefonatë mbi Libanin duket se ka përplasur presidentin e SHBA Donald Trump dhe kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu.
“Të gjithë të urrejnë ty dhe të gjithë urrejnë Izraelin për këtë shkak”, mësohet se ka thënë ai.
Duket se gjatë telefonatës Trump e ka quajtur Netanyahun të çmendur, ndërsa i kërkoi që Izraeli të binte dakord për një armëpushim me Hezbollahun.
“Je i çmendur. Do të ishe në burg nëse nuk do të isha unë. Po të shpëtoj nga kjo. Të gjithë të urrejnë tani. Të gjithë e urrejnë Izraelin për shkak të kësaj”, raportohet të jetë shprehur Trump.
Një zyrtar amerikan i tha Axios se Trump i dha një “shuplakë” Netanyahut gjatë telefonatës, ndërkohë që “Bibi” tha: Në rregull, në rregull, vetëm sigurohuni që gjithçka të rregullohet.



