
Për festën e Bajramit, këngëtarja Vesa Luma ka ndarë me ndjekësit e saj një moment të ngrohtë nga përditshmëria familjare, duke treguar se rutina e saj po vazhdon me kujdes dhe disiplinë.
Në një postim të fundit, ajo ka bërë të ditur se pas ëmbëlsirave, familja e saj është rikthyer gradualisht në një program të rregullt, të cilin e kishin nisur disa javë më parë.
Këngëtarja ka theksuar se ky proces po vazhdon me mbështetje të plotë nga familja, duke përfshirë edhe vjehrrën e saj, të cilën e përmend me dashuri për kujdesin dhe përkushtimin e treguar.Vesa ka ndarë edhe një ton pozitiv dhe të qetë, duke lënë të kuptohet se balanca mes jetës familjare dhe kujdesit për mirëqenien personale është shumë e rëndësishme për të.
Ajo ka treguar se mbështetja në familje e bën më të lehtë ndjekjen e një rutine të shëndetshme dhe të qëndrueshme./Indeksonline/




