Në afërsi të bregut verior të Turqisë në Detin e Zi janë raportuar sulme me dronë ndaj tre tankerëve, njoftoi agjencia detare turke Tribeca.
Tankeri “James II”, që lundron nën flamurin e Palaut, është sulmuar rreth 80 kilometra në veri të zonës Turkeli në Detin e Zi. Ndërsa tankerët “Altura” dhe “Velora”, që lundrojnë nën flamurin e Sierra Leones, janë sulmuar në të njëjtën zonë gjatë operacioneve të transferimit të ngarkesës.
Portet dhe tankerët janë objektiva të shpeshta të sulmeve nga Moska dhe Kievi që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës para më shumë se katër vitesh. Deri më tani, as Rusia dhe as Ukraina nuk janë deklaruar lidhur me incidentet.


