Një lajm shpresëdhënës vjen nga Rusia, ku shkencëtarët njoftojnë rezultate inkurajuese nga përdorimi i një vaksine eksperimentale kundër kancerit. Pacienti i parë që përfundoi trajtimin nuk ka më metastaza të dallueshme gjatë kontrolleve mjekësore.
Sipas Aleksandar Gintsburgut, drejtor shkencor i Qendrës Gamaleya, pacienti i diagnostikuar me melanomë ka përfunduar trajtimin me vaksinën e personalizuar NeoOncovac, të zhvilluar me teknologjinë mRNA.
Gjatë katër muajve të vëzhgimit, kontrollet nuk kanë zbuluar tumore të reja. Pacienti vazhdon të monitorohet çdo muaj, ndërsa mjekët planifikojnë ta ndjekin gjendjen e tij për rreth tre vjet.
Megjithatë, rezultatet janë ende paraprake. Nuk është vërtetuar se vaksina e ka shëruar përfundimisht pacientin apo se do të ketë të njëjtin efekt te të sëmurët e tjerë. Për këtë nevojiten studime klinike më të gjera.


