
Kandidati për deputet, Fitim Havolli ka ftuar qytetarët që të marrin pjesë masisvisht sot në tubimin e LDK-së, i cili do të mbahet në Sallën “1 Tetori”, duke filluar nga ora 18:00.
“Le ta mbushim sallën me energjinë, besimin dhe vendosmërinë për një Kosovë më të zhvilluar, më të drejtë dhe me perspektivë për të gjithë”, shkroi mes tjerash Havolli
Postimi i plotë:
Të dashur qytetarë,
Sot është dita kur zëri ynë duhet të dëgjohet fuqishëm!#LDK/fitimhavolli#
Ju ftojmë të merrni pjesë masivisht në tubimin e madh të Lidhja Demokratike e Kosovës, me 28 Maj, në Sallën “1 Tetori”, duke filluar nga ora 18:00.
Le ta mbushim sallën me energjinë, besimin dhe vendosmërinë për një Kosovë më të zhvilluar, më të drejtë dhe me perspektivë për të gjithë.
Çdo pjesëmarrje është një mesazh i fuqishëm për ndryshim, përgjegjësi dhe të ardhme më të mirë.
Ejani bashkë me familje, miq e të afërm — sepse kur qytetarët bashkohen, ndryshimi bëhet i pandalshëm!
Na priftë e mbara!
113LDK



