
Shefja e Komisionit europian, Ursula Von Der Leyen akuzoi Rusinë se po përpiqet të destabilizojë Europnë. “Kur shtetet baltike po vihen në provë, po vihet në provë e gjithë Europa”, deklaroi ajo të martën, sipas asaj që raporton ‘The Guardian”.
“Alarme për sulme ajrore, familje që strehohen, mbyllje shkollash, ndërprerje transporti. Ky është realiteti në kufirin lindor të Evropës në vitin 2026. Sot është këtu. Nesër do të jetë diku tjetër përgjatë kufirit lindor.
“Evropa qëndron në solidaritet dhe unitet të plotë me Estoninë, Letoninë dhe Lituaninë, sepse kur shtetet baltike po vihen në provë, dhe po vihet në provë Evropa në tërësi”, shtoi ajo.
Ajo thotë se BE po investon më shumë në gatishmëri dhe projekte të nevojshme mbrojtëse, ndërsa NATO po përgatitet të forcojë krahun Lindor të Aleancës, duke shtuar trupat.



