
Kryetari i komunës së Çairit, Izet Mexhiti gjatë ditës së sotme ka promovuar pishinën e parë në komunën e Çairit duke theksuar se ky investim prej njëmilion denarë sot hap dyert për qytetarët e Çairit. Mexhiti thekson se si këtë premtim ashtu edhe premtimet tjera po realizohen një nga një ashtu siç i kemi premtuar, shkruan Top24
“Pishina sportive, me investim prej 1 milion eurosh, sot hap dyert. Një projekt i madh që për shumë kohë ka qenë nevojë dhe kërkesë e qytetarëve, e që sot bëhet realitet.
Premtim pas premtimi, po i realizojmë. Një nga një. Çdo projekt që kemi zotuar ka hyrë në rrugën e realizimit dhe çdo ditë po dëshmojmë se puna, përkushtimi dhe përgjegjësia japin rezultate. Javë pas jave, bashkë me qytetarët, po përurojmë vepra që mbeten. Si sot këtë pishinë sportive.
Kjo është qeverisja jonë. Ky është VLEN. Fjalët i kthejmë në punë, ndërsa zotimet në rezultate.
Urime!” shkruan kryetari Izet Mexhiti.



