
Analisti Visar Ymeri ka deklaruar se mungesa e diskutimit për perspektivën pas zgjedhjeve po ndikon drejtpërdrejt në mënyrën se si qytetarët e shohin të ardhmen e tyre.
“Në këtë fushatë që jemi tash ka një refuzim kategorik të partisë në pushtet, sepse është ma e madhja, për me fol se çka kemi me bo të nesërmes e pas zgjedhjeve”, deklaroi ai.
Sipas Ymerit, kjo qasje po krijon pasiguri te qytetarët dhe po ndikon në mënyrën se si ata marrin vendime ekonomike dhe politike.
Ai shtoi se në kushte pasigurie, qytetarët fokusohen vetëm tek përfitimi i menjëhershëm.
“Kur nuk e din çka ka me ndodh në të ardhmen, i merr 100 euro, bohet çka të bohet”, tha Ymeri.
Sipas analistit, kjo tregon se shoqëria po humb orientimin afatgjatë dhe po jeton vetëm për të sotmen.
“Na kemi kalu në një shoqëri që jeton sot për nesër, gje që nuk ka asgjë ma të dëmshme”, deklaroi Ymeri



