LajmeRajon

Përplasjet te aeroporti i Vlorës, ministri Karakaçi: Nuk ndërhyjmë në konflikt, por do të përdorim klauzolat e kontratës që të hapet në kohë

Ministri i Infrastrukturës, Enea Karakaçi, ka deklaruar se ky dikaster i ka ndjekur me shqetësim përplasjet dhe konfliktet mes dy kompanive private për ndërtimin e aeroportit të Vlorës.

Ai shtoi se ministria do të ndërhyjë përmes klauzolave të kontratës për të gjetur një zgjidhje dhe për të bërë të mundur hapjen në kohë të aeroportit.

“Sa i përket klauzolave, siç e theksova, aeroporti i Vlorës është ndër veprat më të rëndësishme të dekadës së fundit. Nuk ndërtohen aeroporte çdo vit, as në botë. Aeroporti nuk është ende operacional dhe klauzolat parashikojnë vendosjen e penaliteteve, të cilat do të vijojnë të përcaktohen sipas kontratave. Më pas do të hartohet një plan në lidhje me shtyrjen apo edhe shkëputjen e kontratës koncesionare.

Sa i përket afatit të vënies në punë të hekurudhës Tiranë-Durrës, shinat kryesore kanë përfunduar. Është një projekt me Bankën Europiane. Ka pasur vonesa, sepse kur është marrë kredia, projekti ka qenë i paplotë. Tashmë kemi edhe elektrifikimin, që është faza përmbyllëse.

Hekurudha Shqiptare, pasi e ka maturuar projektin me bankën, tashmë ka nisur procedurën për mbylljen e tre kilometrave të fundit, për ta sjellë hekurudhën te Stacioni i Trenit në Tiranë. Viti 2027 është i arritshëm, por do të stepesha t’ju jepja një afat të caktuar, sepse një pjesë e projektit është në fazën e prokurimit. Megjithatë, patjetër që në vitin 2027 do të kemi linjën e parë hekurudhore”, tha ministri.

Related Articles

Back to top button
Close
Close