
Liverpool ka prezantuar zyrtarisht fanellat e reja për sezonin 2026/27, duke zbuluar dizajnin që skuadra angleze do të përdorë në ndeshjet e ardhshme.
“The Reds” kanë publikuar fanellat e reja përmes një postimi në rrjetet sociale, ku menjëherë kanë marrë vëmendjen e tifozëve në mbarë botën, transmeton Klankosova.tv
Klubi anglez ka ndarë fotografi dhe video promocionale të uniformës së re, duke zbuluar edhe detajet kryesore të dizajnit.
Në fokusin kryesor të fanellës mbetet ngjyra tradicionale e kuqe, simboli historik i Liverpoolit, e kombinuar me detaje elegante në ngjyrë të bardhë.
Klubi ka ruajtur identitetin klasik që e ka shoqëruar ndër vite, por këtë herë me elemente moderne dhe linja më të pastra në dizajn.
Klubi nga Liverpool pritet që shumë shpejt të nxjerrë në shitje fanellat e reja në dyqanet zyrtare dhe online, ndërsa interesimi i tifozëve tashmë konsiderohet shumë i madh.



