
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti sot priti në takim nënkryetarin e Kuvendit të Malit të Zi, Nikollë Camaj, në kuadër të përpjekjeve për forcimin e bashkëpunimit rajonal, avancimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve dhe promovimin e vlerave euroatlantike në rajon, shkruan Top24
Ahmeti dhe Camaj diskutuan ër zhvillimet politike në rajon, procesin e integrimit evropian, rëndësinë e stabilitetit ndëretnik dhe bashkëpunimin ndërinstitucional ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi
Sot, kryetari Ali Ahmeti zhvilloi takim me nënkryetarin e Kuvendit të Malit të Zi, Nikollë Camaj, në kuadër të përpjekjeve për forcimin e bashkëpunimit rajonal, avancimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve dhe promovimin e vlerave euroatlantike në rajon.
Në takim u diskutua për zhvillimet politike në rajon, procesin e integrimit evropian, rëndësinë e stabilitetit ndëretnik dhe bashkëpunimin ndërinstitucional ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi.
Bashkëbiseduesit theksuan rëndësinë e dialogut politik, respektimit të të drejtave të komuniteteve dhe vazhdimit të rrugës evropiane si garanci për stabilitet dhe zhvillim demokratik në Ballkanin Perëndimor.




